E bëj me një djalë 29 vjeçar, burri im…

Unë jam duke bërë seks me një djalë të ri nga puna. Nuk dua të them se e lashë burrin tim për të, pasi edhe ai është i martuar.

E dashura psikologe:

Unë dhe burri im jemi bashkë për 23 vite. Ne u takuam kur unë isha studente 19 vjeqare. Ai ishte 22 vjet dhe dukej si njeriu i botës.

Puna ime përfshin lidhjen me punonjësit e departamenteve të tjera. Një djalë veqanërisht është shumë i vëmendshëm. Ai gjithmonë më dallon se qfarë vesh dhe si i bëj flokët unë.

Mendoj se vëmendja lajkataria më kanë shkuar në kokë. Kam gjetur justifikime për të shkuar dhe biseduar me të shpesh.

Në filluam të kalonim kohën bashkë për dreka dhe përfunduam duke shkuar në hotël. Kjo është ajo që ne bëjmë cdo të hënë dhe të premte.

Unë nuk mund ta besoja se seksi sa emocionues dhe kënaqës mund të jetë. Unë nuk mendoj se e kam bërë këtë ndonjëherë me burrin tim. Unë e dua burrin tim në një mënyrë, por nuk jam e dashuruar në të. Ai gjithmonë ka qenë një tip xheloz.

Nuk më lejonte të dalë me shoqet ose të vizitoj familjen time sa herë që doja.

Është e rëndësishme për mua që të kem një jetë të mirë seksuale dhe një jetë timen, në vend që të bëj atë që burri im dëshiron.

Unë jam 44 vjeqare dhe dy djemtë tanë tashmë janë rritur. Njëri jeton me të dashuren e tij dhe tjetri është në ushtri.

I dashuri im është 29 vjeqar dhe u martua me një vajzë prej tre vjetësh. Ne kemi bërë përpjekje të mos takohemi më, por gjithmonë jemi kthyer bashkë pas një ose dy javësh.

Unë jam e përgatitur të largohem ma martesa ime pa kërkuar asgjë dhe i dashuri im është i gatshëm nëse largohem nga ai, kështu që pse të hezitoj?

Psikologia përgjigjet

I dashuri juaj ka një grua dhe fëmijë të vegjël, kështu që ka një shancë të mirë të qëndrojë atje, pamarrë parasysh çfarë thotë ai.

Edhe nëse ai duhet të largohet, nuk nuk keni asnjë ide të mirë nëse kjo do të funksionoj apo do të shkaktoj mjerim për të gjithë.

Ndaloni këtë të paktën tani për tani dhe bëni një përpjekje serioze për të ndryshuar martesën tuaj. Një jetë e mirë seksuale dhe ndoshta liria juaj mund të jenë arsyet.

Tregojni burit tuaj gjërat që duhet ndryshuar. Filloni të takoni miqtë dhe familjen sa më shumë që dëshironi dhe tregoni atij qetësisht se duhet të ju mbajë për vete ose rrezikon të ju humbasë.

Ju dhe bashkëshorti juaj ndoshta jeni përgjegjës për jetën tuaj seksuale. Vendosni pak imagjinatë dhe energji në të dhe mun ta transformoni atë.

SHPËRNDAJE