E besoni dot? Kjo 32-vjeçare është e virgjër, ja arsyeja

Një vegane, e cila është mjaft e ndjekur në “Yotube” për shkak të këshillave të saj, ka zbuluar përse është ende e virgjër.

Kristina Carrillo-Bucaram, e cila njihet në mediat sociale si “FullyRawKristina” është një femër tërheqëse, e suksesshme, por me tradita.

Ajo festoi këtë javë një vit e gjysmë lidhje me të dashurin e saj dhe zbuloi se edhe pse 32-vjeçe ende nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.

Kristin, e cila është gjysmë ekuadoriane dhe libaneze ka treguar se është rritur në një familje me tradita dhe ku gjithmonë është zgjedhur rruga e duhur.

Bukuroshja është shprehur se do të kryeje marrëdhënie vetëm natën e parë të martesës, pasi sipas 32-vjeçares, ajo është dhurata më e bukur që mund t’i japë bashkëshortit.

“Po e ruaj veten për martesë, për këtë njeri të bukur që e dua shumë. Unë besoj se nuk ka dhuratë më të madhe që mund t’i jap burrit tim, sesa diçka që askush nuk e ka pasur më parë”, ka treguar ajo.

SHPËRNDAJE