E bleu veturën qindra mijëra euro, i dhimbset 1 euro për parking

Një qytetar e ka parkuar makinën e tij në mes të zebrave në kryeqytet. Kjo hapësirë është e ndaluar për parkim, por nuk e ka penguar pronarin e mak8ijnës që ta parkojë atë në vend jo të duhur

Të shpeshta janë rastet kur hapësirat publike dëmtohen pikërisht nga këta shoferë të pandërgjegjshëm, derisa qytetarët rrezikojnë jetën e tyre, për shkak se trotuaret janë të bllokuara.

Ka raste edhe më të zakonta, kur pikërisht ata që posedojnë makina super të shtrenjta nuk njohin rregull as ligj.

Edhe ngasësi i kësaj veture, ka parkuar “bishën” e tij midis zebrave.

Po ashtu, të mërkurën edhe një mërgimtar nga Zvicra ka parkuar veturën që kushton mijëra euro në pjesën e dedikuar për këmbësorë, pranë së cilës ka edhe gjelbërim. Policia e Kosovës nuk është marrë me këtë rast por kjo nuk do t’i shpëtonte asaj zvicerane.

Shumë mërgimtarë po thyejnë rregullat e trafikut në Kosovë, veprime këto që nëse do t’i bënin në shtetet europiane do të gjobiteshin. Duket se kjo është aresyeja pse ky mërgimtar e ka shftytëzuar rastin.

SHPËRNDAJE