E bukur për moshën e tij: Ja çka ishte duke bërë Fadil Vokrri përderisa pësoi sulm në zemër

Legjenda e futbollit të Kosovës dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur sot në moshën 57-vjeçare.

Vokrri ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër. Sulmi në zemër ndaj Vokrrit ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit derisa po bënte fitnes.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

—————————————–

Speciale: Flet zyrtari i Eulexit që i dha ndihmën e parë Vokrrit pas sulmit

Zyrtari i Eulexit, Bengt Persson është personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas sulmit që pati një orë më parë në një nga qendrat e fitnesit në Prishtinë.

Zyrtari policor i Eulexit kishte qëlluar rastësisht në qendrën e fitnesit kur kishte parë se Vokrrit i ishte vështirësuar gjendja.

“Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marr frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lash në duart e stafit mjekësor të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vije shumë keq. Ndihem i trishtuar” ka thënë Persson.

Vdes Fadil Vokrri – Lamtumirë LEGJENDË!

Speciale: Flet zyrtari i Eulexit që i dha ndihmën e parë Vokrrit pas sulmit

 

Karriera e Vokrrit si futbollist dhe sukseset e tij si president i FFK-së

 

SHPËRNDAJE