‘E bukura dhe Bisha’: nuk ishte aspak një përrallë, ja historia e vërtetë!

Petrus Gonsalvus lindi në 1537 në Ishullin Kanarie të Tenerife (më i madhi nga shtatë ishujt Kanarie të Spanjës). Në moshë të re, Gonsalvus, konsiderohej një kuriozitet i çuditshëm.

‘Njeriu i egër’ ishte i mbuluar me qime dhe mbahej, në një kafaz hekuri. Për ushqim, i jepej mishi i pa gatuar dhe ushqim kafshësh. Ai iu dërgua Mbretit Henry II i Francës, si “dhuratë” në kurorëzimin e tij në 1547.

Për fat të mirë, mbreti Henry II nuk e pa Gonsalvus, si një monstër që duhej të mbahej në një kafaz. Mbreti vuri re sjelljen e qetë të Gonsalvus dhe vendosi të bëjë një eksperiment.

Ai do të përpiqej ta edukonte dhe ta shndërronte në një zotëri. Mbreti e lejoi atë, të mbante emrin e tij të lindjes, Pedro González (por vetëm në formën e tij latine, Petrus Gonsalvus). Djalit iu dhanë rroba dhe ushqime të gatuara.

Ai u mësua të fliste, të lexonte dhe të shkruante, jo vetëm në një, por në tre gjuhë, duke u arsimuar si fisnik. Ai arriti ta impresiononte Oborrin mbretëror, duke ia ngritur statusin e tij shoqëror. (Fatkeqësisht, shumica ende e shihnin më pak se njeri.)

Pasi mentori dhe mbrojtësi i Gonsalvus, Mbreti Henry II, u vra më 10 korrik 1559, Gonsalvus u bë pronë e vejushës së mbretit, Catherine de Medici, e cila u bë sundimtare dhe vendosi të kryejë eksperimentin e saj me Gonsalvus. Ajo ishte kurioze, se çfarë do të ndodhte nëse ‘bisha’ e saj martohej me një grua të bukur.

A do të krijonin ata “kafshë” të vogla? Ajo gjeti një grua për Gonsalvus, një vajzë të re që gjithashtu quhej Katerina, e bija e një shërbëtori të oborrit mbretëror.

Petrus Gonsalvus dhe Katerina patën shtatë fëmijë. Katër nga shtatë fëmijëve linden me sindromën e babait të tyre, hipertrikoza. Kjo e kënaqi mjaft mbretëreshen, e cila ia kishte arritur të krijonte një ‘familje të egër’.

“E Bukura dhe Bisha” e 9-të fëmijët e tyre shëtiteshin në vendet dhe qytetet evropiane, duke i vendosur më në fund në Parma, Itali, si pronë e Dukës Ranuçio Farnese. Duka porositi disa piktura të familjes së çuditshme, por asnjë për tre fëmijët normal, pasi ata nuk konsideroheshin kuriozitete.

Fatkeqësisht, katër nga shtatë fëmijët e tyre të prekur nga gjendja e babait të tyre u shfrytëzuan nga duka dhe u dërguan si ‘dhurata’, duke u bërë ‘kafshë shtëpiake’ të klasës së sipërme (të zotëroje një ‘çudi’ të tillë ishte një shenjë e statusit fisnik të dikujt).

Martesa e Petrus dhe Katherine zgjati për më shumë se 40 vjet, deri në vdekje. Katerina vdiq në 1623 dhe Petrus disa vjet më herët. Nuk ka të dhëna për vdekjen e tij, ndoshta sepse ai nuk konsiderohej një qenie njerëzore e denjë për varrosje të kishtare, dhe për këtë arsye vdekja e tij nuk është regjistruar.

Petrus përmendet për herë të fundit në vitin 1617 në pagëzimin e nipit të tij, dhe ai besohet se ka vdekur diku rreth vitit 1618. Historia e familjes u përhap gjithandej, duke u bërë frymëzim për një nga historitë më të njohura të dashurisë në letërsi, dhe më pas, në kinemane moderne

SHPËRNDAJE