E dhimbshme, 28 vjeçari që vdiq mbrëmë ishte futbollist i klubit të njohur në Kosovë

Një lajm i hidhur për futbollin shqiptar ka mbërritur ditën e sotme, teksa ish-futbollisti i Drenicës, Fidan Gashi ka nderuar jetë pas një aksidenti tragjik.


28 vjeçari është përfshirë në një aksident mbrëmë në Burojë të Skenderajt, pas përplasjes me një traktor që po udhëtonte pa ndriçim. Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar edhe tre persona të tjerë.

Vetë klubi Drenicës ka shprehur ngushëllimin me anë të një komunikimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit tonë, Fidan Gashi. Ai ishte futbollist i KF Drenica para disa vitesh dhe dha kontribut për klubin afërsisht për 5 vite në grupmosha të ndryshme të klubit.

Në emër të Kryesisë së KF Drenica, shtabit teknik,menaxhimit, futbollistëve dhe të gjithë dashamirëve të klubit, shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjen të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën të riun Fidan Gashi i cili humbi jetën tragjikisht. U prefsh në paqe Fidan, ngushllime”, thuhet në komunikimin e Drenicës.

SHPËRNDAJE