E dhimbshme: Gazetarja e KTV-së përballet me një sëmundje në familje, ja çfarë pasojas i ka sjellë ministri i Shëndetësisë

Ardiana Thaçi, një ndër gazetarët me të mira që ka KTV është përballur me një situatë të rëndë kur babai i saj kishte probleme serioze me shëndetin.

Duke qenë se prindin e ka diabetik, ai merr vazhdimisht Insulinë por keqësimi i gjendjes dhe humbja në peshë shtoi nevojnë për një kontrollë tek mjeku.

Pas saj, stafi mjekësorë alarmoi se gjendja e babait të Ardianës ishte rënduar aq shumë sa gati ai ka mundur të binte në komë, shkruan Magazina.al

Krejt kjo, pasi ai trajtonte sëmundjen e tij me një lloj preparati të cilin siç thotë Thaçi, e ka lejuar të përdorë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani edhe pse profesionistët i kanë thënë se është i rrezikshëm.

Duke e parë gjendjen e rëndë shëndetësore në të cilën i ndodhet babai, Ardiana ka shpërthyer kundër ministrit në detyrë të Shëndetësisë, pa kursyer fjalët më të rënda për Rrahmanin.

Ka shumë raste, ministër, që insulina jote i dërgoi në varr, ua shkatërroi veshkat madje edhe i verboi. Uroj dhe shpresoj shumë që helmi që ti e fute në treg, e të cilin përveç babës tem e morën edhe 12 mije të tjerë, të mos ketë lënë pasoja të tjera, sepse unë e ti do të kemi një përballje, nëse jo në gjyq, atëherë do të jetë përballje sy me sy”, ka shkuar Thaci ndër të tjera në ragimin bërë publik në faqen e saj në Facebook.

Duke bërë me dije se qëndrimi i saj nuk lidhet me punën si gazetare, ajo ka rikthyer në kujtesë një nga mbledhjet e Komisionit për Shëndetësi ku është kundërshtuar më të madhe lejimi i përdorimit të Insulinës Biosemilare, përdorimi i së cilës e solli babain e saj në një gjende gati në komë.

Ardiana njihet si gazetare që trajton me ndjeshmërinë më të madhe temat sociale dhe që është shumë kritike ndaj fenomeneve negative në shoqërinë kosovare, shkruan Magazina.al

Ja postimi i plotë i Ardiana Thaçit:

Burgu është pak për ty, ministër në detyrë i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ti meriton më të tmerrshmen, më mizoren, more në qafë dhjetëra diabetik… Ti zaten je edhe vetë mjek dhe besoj që e di përmendsh Betimin e Hipokratit, andaj po të pyes: pse veprove me hipokrizi? Ti solle në Kosovë, vitin e kaluar, një preparat që askush në Evropë nuk e përdor, madje as vendet më të varfra në botë, INSULINËN BIOSEMILARE. ….. Në nëntorin e kaluar, po merrja pjesë në një seancë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, e po bëhesha gati të kthehesha në punë kur deputetja Flora Brovina më afrohet e me thotë: “Kemi një tjetër takimi, është një skandal, do të flasim për insulinën”. I bëra me dije kameramanit se po qëndronim, më interesonte tema, jam rritur në praninë e saj – insulinës. Minutë pas minute unë po shokohesha: dy endokrinologë, Bardhyl Gashi e Luan Gola, po ua shpjegonin në detaje deputetëve pasojat e Insulinës Biosemilare që kishte pak muaj që Ministria e Shëndetësisë e kishte sjellë në Kosovë dhe po e zëvendësonte me Insulinën Humane apo atë analoge moderne, që ishte përdorur më parë në Kosovë.. Citoj dr. Bardhylin, “…kjo insulinë ka vetëm dy nga 6 përbërësit e insulinës humane..”,derisa dr.Luani po shpjegonte për problemet, me të cilat po përballeshin pacientët pas implementimit të saj. I mbaj mend mirë deklarimet e tua, Imet Rrahamani, pas kësaj, në fundin e vitit të kaluar kur the se bari ishte në rregull dhe nuk ka vend për panik, por që, sipas teje, ishte punë biznesi zhurma rreth insulinës, pavarësisht që QKUK-ja ta kishte bojkotuar këtë ilaç, i cili është jetik për të sëmurët nga diabeti. Por, e kishe gabim, edhe pse jam e sigurt se ti e dije që e kishe gabim dhe tash po më del, se ishe ti ai që paske bëre biznes me jetët e të tjerëve… Biosemilaren që ti e solle edhe për të cilën endokrinologët, ta kanë shpjeguar me dhjetëra herë që është e dëmshme dhe nuk mund të ketë efektin e një insuline humane, gati i mori jetën prindit tim. “Ka mundur të pësonte komë diabetike, ka ditë që nuk e ka dhënë efektin e saj insulina”, ishin fjalët e endokrinologut që na i tha mbrëmë, pasi kontrolloi babanë, i cili kishte ditë të tëra që nuk po ndihej mirë, i kishte humbur fuqia dhe kishte rënë shumë në peshë. “Duhet ta ndërrojë insulinën, ajo nuk është në rregull, në fakt nuk ka qenë asnjëherë e tillë..”, në këto moment më doli para syve fytyra jote – hipokrite. Ministër ka më shumë se 12 vjet që punoj në media, dhe kam parë e kam dëgjuar besa edhe kam raportuar për lloj-lloj korrupsioni, por këtë që bëre ti, nuk mund t’ia vë një emër, është mizore. Ka shumë raste, ministër, që insulina jote i dërgoi në varr, ua shkatërroi veshkat madje edhe i verboi. Uroj dhe shpresoj shumë që helmi që ti e fute në treg, e të cilin përveç babës tem e morën edhe 12 mije të tjerë, të mos ketë lënë pasoja të tjera, sepse unë e ti do të kemi një përballje, nëse jo në gjyq, atëherë do të jetë përballje sy me sy. E di që nuk është normale të shprehem kështu, por të dërgosh me dhjetëra njerëz në prag të vdekjes për tekat e tua, është e tmerrshme, është mizore, është edhe më tepër se kaq. Nuk janë minj laboratorësh, Imet, janë njerëz, janë prindër dhe fëmijë të dikujt, janë plot 12 mijë jetë, që ti i more në qafë. Po ta përsëris mund të bësh pazare me jetën tënd, e po deshe bëjë pazar edhe me jetën e familjes tënde, por kurrë, kurrë mos të shkojë në mendje që çmimin për bizneset e tua të pista t’i vësh në llogarinë e jetës së prindit tim!!!

P.S.Ky është një qendrim personal dhe nuk ka të bëjë me punën time si gazetare!

SHPËRNDAJE