E dhimbshme: Humb jetën lehona 27 vjeçare nga Kumanova, ishte prekur me koronavirus

Një grua lehonë ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare pasi ishe e prekur me koronavirus.

Vdekjen e saj e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe.

“Me dhimbje të thellë njoftoj se para pak çasteve ka ndërruar jetë lehona 27 vjeçe nga Kumanova e cila ishte diagnostikuar me Covid-19. Ajo me 30 mars në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup, solli në jetë një foshnjë, mashkull.

Lehona u transferua në Klinikën për sëmundje infektive më 31 mars në gjendje të rënduar shëndetësore dhe frymëmarrje të vështirësuar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, përhapja me shpejtësi e sëmundjes ishte fatale për te”, ka shkruar Filipçe në Facebook.

Ndërkohë nga Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri njoftoi se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përkujdesje intensive dhe nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor.

SHPËRNDAJE