E dhimbshme, ja çka u ndodhi këtyre haxhinjve të Kosovës në Mekë (Video)

Kah ora 5:00 e mëngjesit, kanë arritur në Kosovë haxhinjtë e parë që rreth një muaj më parë kishin shkuar në Mekë. Në Aeroportin e Prishtinës u priten nga familjarët e tyre. 

Ata që tashmë kanë epitetin e haxhiut, u ballafaquan me probleme të shumta qysh në nisje, meqë disa prej tyre u detyruan të presin mbi 15 orë në Aeroportin e Prishtinës.

Por, megjithatë ndihen të lumtur që kryen këtë obligim që për ta është i shenjtë. (Kliko mbi reklamë dhe pastaj shiko videon)

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se përveç disa sfidave gjatë rrugëtimit dhe qëndrimit në Arabi, nuk kanë pasur probleme të mëdha. Megjithatë, përmendi edhe vdekjen e dy haxhinjëve – një gruaje nga Kaçaniku dhe një burrë nga Prishtina – që humbën jetën gjatë këtij pelegrinazhi. /Gazeta Tribuna/