E dhimbshme: Kështu vdiq kjo 76-vjeçare dje në Aeroportin e Prishtinës që po vinte nga Zvicra

Rreth orës 17:00 dje në Aeroportin e Prishtinës, është gjetur e vdekur një grua, 76-vjeçare.

Rastin policia e ka konfirmuar për Gazetën Express por pa dhënë detaje të tjera.

Express merr vesh nga dëshmitarët e rastit se e moshuara ka ndërruar jetë pasi ka zbritur nga aeroplani, para djalit të saj. Ajo ishte duke udhëtuar nga Bazeli i Zvicrës për në Prishtinë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Inicialet e viktimës janë R.S.

SHPËRNDAJE