E dhimbshme: Kjo është 13 vjeçarja që u mbyt dje para shtëpisë së saj derisa po shëtitej me biçikletë (FOTO)

Një e re e moshës 13 vjeçare ka ndërruar jetë dje pas goditjes nga një veturë derisa po shëtitej me biçikletën e saj.

A.Berisha 13 vjeçe nga Krysheci i Pejës ka mbetur pa shenja jete pas goditjeve të rënda që ka marrë nga një veturë, ajo për fat të keq nuk ka mundur t’i mbijeton plagëve që kishte pësuar.

Ajo ishte në fshatin e Kryshec ku edhe ka shtëpinë, aty ajo derisa po shëtitej me biçikletën e saj është goditur.

Policia ka thënë se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët.

Ndërsa sipas policisë, nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura ne spital ka arritur pa shenja jete../gazetametro.net

SHPËRNDAJE