E dhimbshme, ky punëtor i KEK-ut vdiq mbrëmë në vendin e punës (PAMJE)

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka vdekur mbrëmë në vendin e tij të punës.

Indeksonline merr vesh së bëhet fjalë për punëtorin Fehmi Salihu i moshës rreth 60 vjeçe.

I ndjeri ka qenë teknik i inxhinierisë dhe ka punuar në Termocentralin “Kosova A” si ndihmës i manipulantit të kaldajës. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Punëtori është rrëzuar duke punuar nga një lartësi prej 30 metrash, ku edhe ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 23:50.

Lajmin për vdekjen e Salihut e ka konfirmuar edhe Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës.

 

SHPËRNDAJE