E dhimbshme: Momenti kur moderatorja e RTK-së jep lajmin për humbjen e koleges

Gjatë ditës së sotme, në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë gazetarja e e RTK-së, Ardita Sylejmani.

Mësohet se gazetarja Sylejmani, ka ndërruar jetë në kryeqytetin hungarez, Budapest dhe se humbja e jetës ka ndodhur gjatë procesit të lindjes.

Për vdekjen e Arditës ka reaguar edhe komuniteti i gazetarëve të Kosovës, të cilët janë shprehur të tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges së tyre.

Po pa dyshimin se lajmin më së rëndi e kanë pranuar ata që për vite kanë punuar drejtpërdsëdrejti me Arditën.

Moderatorja e RTK-së, Edona Musa nuk ka mundur të mbajë lotët kur ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të koleges së saj.

VIDEO

SHPËRNDAJE