E dhimbshme: Si u sulmua policia shqiptare në fshatin ku u ekzekutua greku

Ka vijuar e tensionuar edhe mbrëmjen e djeshme situata në fshatin Bularat, ku Kostandin Kaçifa ngeli i vrarë pasi hapi zjarr ndaj policisë shqiptare.

Banorët e fshatit janë acaruar dhe kanë dalë në thirrje të forta kundër policisë tonë, teksa dëgjohen t’u thonë atyre “Të poshtër! Turp të keni! E vratë djalin! Vafshi në djall”.

Siç shihet në videon e SarandaWeb, teksa automjetet policore kalonin në fshat, banorët duartrokitën me ironi dhe lëshuan thirrje kundër policisë.

Ata flisnin në gjuhën greke, ku mes të tjerash dëgjohet të thonë edhe “Bravo re palikari”, duke mbështetur kështu veprimet e 35-vjeçarit.

Ekstremisti grek Kostandin Kaçifa u ekzekutua nga forcat RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej dhe vazhdimisht qëllonte në drejtim të tyre.

class=”fb-video fb_iframe_widget fb_iframe_widget_fluid_desktop” data-href=”https://www.facebook.com/SarandaWeb.net/videos/484905228697575/” data-width=”640″>
 

SHPËRNDAJE