E filluan fushatën për t’i mbledhur 1500 dollarë, i mbledhin 7.5 milionë

31Një fushatë për ribashkimin e familjeve të ndara në kufirin e SHBA-së për shkak të politikave të emigracionit të presidentit Trump, është rritur në 7.5 milionë dollarë vetëm për katër ditë, fondi më i madh që Facebook ka parë ndonjëherë.

Fushata “Ribashkoni një prind emigrant me fëmijën e tyre”, po mbledh para për Qendrën e Refugjatëve dhe Emigrantëve për Arsim dhe Shërbime Juridike (Raices), një organizatë jofitimprurëse me bazë në Teksas që ofron këshilla ligjore dhe mbështetje për emigrantët.

Faqja e fushatës tha se të gjitha paratë e fituara do të shkonin “drejtpërdrejt që të financojnë lidhjen për t’i nxjerr; prindërit nga paraburgimi dhe ta bëjnë ribashkimin me fëmijët e tyre derisa ata t’i presin procedurat gjyqësore” dhe  “po ashtu të sigurojnë përfaqësim ligjor për çdo fëmijë në gjykatat e emigracionit në Teksas”, duke përmendur shkallën e lartë të fëmijëve që u përballën me sistemin gjyqësor të papërfaqësuar vitin e kaluar.

Charlotte dhe Dave Willner, çifti nga Kalifornia që filluan fushatën, thanë se qëllimi i tyre fillestar ishte të fitonin 1.500 dollarë, që është shuma minimale në të cilën vendoset obligacioni për azilkërkuesit. “Ne po fillojmë qëllimin tonë në 1.500 dollarë dhe do të shohim sa larg kemi,” kishin shkruar ata.

Willners tha se, ata u nxitën të fillonin mbledhjen e fondeve duke parë një fotografi të një foshnje që qante, pasi nëna e saj ishte marrë.

“Ishte gjëja më e afërt që mund të bënim për ta përqafuar atë fëmijë”, tha Dave Willner për ‘San Jose Mercury News’ .

Fondacioni është fondi më i madh i Facebook-ut deri më sot, dhe menaxherja e tyre e komunikimit konfirmoi se që nga e marta në mëngjes kishte më shumë se 100,000 dhurime, mesatarisht rreth 50 dollarë secili. Kjo sipas NBC News.

Raices, i quajti donacionet si një refuzim të thellë të politikave mizore të kësaj administrate dhe tha se fondet do të shpëtonin jetën duke i mbajtur njerëzit të deportoheshin në vende të pasigurta.

Facebook ka rritur fokusin e saj në dhënien e ndihmave në mediat sociale. Në nëntor, ata hoqën dorë nga të gjitha tarifat ku mund të përfitonin, kështu që 100% e donacioneve të ngritura në platformë shkojnë në bamirësi. /Express/

SHPËRNDAJE