E gjeti nënën e saj në Google Street katër vjet pasi vdiq nga kanceri

Një grua në Tajvan mbeti me lot në sy, kur vërejti nënën e saj të fotografuar në shtëpinë e tyre në Google Street View, katër vjet pasi ajo vdiq.

Duke u befasuar shumë, përdoruesja e internetit Danny Wu gjeti nënën e saj duke u kujdesur për bimët në verandën e tyre, në imazhet satelitore të motorit të kërkimit.

“Të kam kërkuar për kaq gjatë, nënë”, tha Wu në postimin e saj në Facebook pasi e shpërndau atë. “Duket se ke qenë në shtëpi gjatë gjithë kësaj kohe”, shkroi ajo.

“Hyra në Google Street View… dhe aksidentalisht e gjeta nënën”, tha ajo në postimin e saj të dielën.

SHPËRNDAJE