E habitshme ja për çfarë po presin në radhë për të blerë amerikanët

Disa pamje të çuditshme vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Në kohën kur njerëzit në mbarë botën po mundohen të sigurojnë rezerva të ushqimit dhe ilaçeve për shkak të përhapjes së koronavirusit, amerikanët po presin në radhë për të blerë armë.

Rritje e madhe e kërkesës për blerje të armëve të reja është shënuar në Kaliforni, Nju Jork dhe Uashington, pikërisht në vendet ku janë konfirmuar më së shumti raste të koronavirusit.

Disa blerës thanë se po duan t’i mbrojnë familjet nga hajnat, të cilët mund të nxiten nga mungesa e ushqimit dhe prodhimeve të tjera.

Disa të tjerë po frikësohen se masat emergjente të qeverisë mund t’ua kufizojnë atyre të drejtën për blerje të armëve, ndërsa disa amerikanë me prejardhje nga Azia thanë se po blejnë armë për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme raciste.

Sidoqoftë, tollovi dhe radhë të gjata për blerje janë shënuar edhe në dyqanet ushqimore në Shtetet e Bashkuara.

Deri më tani, 69 persona kanë vdekur nga koronavirusi në ShBA dhe mbi 3700 janë infektuar, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Një zyrtar i qeverisë amerikane ka thënë në kushte anonimiteti se sot ka filluar testimi në njerëz i vaksinës kundër koronavirusit.

SHPËRNDAJE