E humbi ndeshjen dhe blerjen e re, natë e keqe për Milanin

Milani ka patur natë të hidhur mbrëmë. Giampaolo ka debutuar me humbje në sfidën ndaj Bayern Munchen. Por, ky nuk ishte lajmi më i keq.

Blerja e re e Milanit, Theo Hernandez ka pësuar dëmtim në debutim. Lojtari i blerë nga Reali ka pësuar dëmtim në kyçin e këmbës.

Për Milanin në këtë ndeshje ka debutuar Daniel Maldini, i biri i legjendarit Paolo Maldini./Indeksonline/

SHPËRNDAJE