E jashtëzakonshme: Kryetari i kësaj komune përmbush premtimin, 50% e drejtorive udhëhiqen nga gratë

Kryetari i zgjedhur i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka realizuar njërin nga premtimet e tij të dhënë gjatë fushatës elektorale, njofton Gazeta Blic.

Kastrati ka emëruar drejtorët e drejtorive në Komunën e Kamenicës, e që 50 % e tyre janë femra.

Ai ka publikuar në profilin e tij në Facebook, fotografitë e secilit drejtor të emëruar, kështu duke iu uruar suksese gjatë punës.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kamenicës,Gjatë fushatës zgjedhore u zotuam që qeverisja e re do të jetë një kthesë pozitive në zhvillimin e Komunës. Pas marrjes së mandatit, jemi angazhuar në vazhdimësi që ta realizojmë këtë synim. Duke qenë se pozita e Drejtorit të Komunës bartë me vete përgjegjësi të rëndësishme për realizimin e misionit tonë, ne e morëm me seriozitet të lartë përzgjedhjen e emrave. Burrat dhe gratë që do të ulen në këtë karrigë kanë para vetes përgjegjësi të madhe për t’u ofruar qytetarëve shërbimet më të mira dhe për t’u përgjigjur kërkesave dhe nevojave të tuaja.Këta janë shërbyesit tuaj të cilët duhet t’i mbani në përgjegjësi dhe prej të cilëve do të kërkoni llogari, njësoj sic do të bëj edhe unë. Vendimi për të emëruar Drejtorët vjen pas një procesi, gjatë së cilit jemi munduar maksimalisht të mbajmë standardin e lartë të përzgjedhjes së profesionistëve me integritet dhe vullnet për ndryshim. Jemi konsultuar me grupe të ndryshme për t’u siguruar që po e bëjmë përzgjedhjen e duhur.Ju uroj bashkëpunim të frytshëm dhe përvojë të suksesshme me të zgjedhurit!

SHPËRNDAJE