‘E ka fajin qeveria apo Franca për negociatat?’: Ja ç’thotë Meta

Presidenti Ilir Meta ishte në Kukës ku vlerësoi Radio Kukësin me rastin e 60-vjetorit të krijimit, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Por pavarësisht kësaj ai, nuk mund t’i shmangej interesit të gazetarëve për çështjen e negociatave me BE-në

Mirë se erdhët për 60-vjetorin e Kukësit, por do t’ju pyesim për negociatat?

Presidenti Meta: Kam ardhur për 60-vjetorin e Radio ‘Kukësit’. Për negociatat nuk mund të flitet sot. Asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë të ketë reflektim. E kam thënë edhe më përpara: Ato vendet që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut të Gjermanisë.

Do ta dekoroni kryeministrin zoti President, nëse do të çelen negociatat, meqë e keni deklaruar?

Presidenti Meta: Sot jemi këtu për të dekoruar Radio “Kukësin”, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, sepse e ka merituar plotësisht dhe e ka përmbushur misionin fisnik sidomos në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, duke pasur kontribute për ato arritje që ka sot Kosova dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Nëse nuk çelen sot negociatat zoti President? Duket se ka dështim?

Presidenti Meta: Po të mos humbasim shpresën… Sot këtu në Kukës…

E ka fajin qeveria apo Franca?

Presidenti Meta: Sot në Kukës kemi një gëzim dhe ta çojmë gëzimin deri në fund!/Top Channel

SHPËRNDAJE