E ka ‘kuptuar’ Dacici: Thaçi e Haradinaj po e luajnë policin e mirë e policin e keq

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se e respekton atë që ShBA-të po bëjnë presion mbi Prishtinën për t’i hequr doganat në mallin nga Serbia e BeH-ja, por nuk beson se nuk mund t’ia dalin në këtë.

Dacic për Zërin e Amerikës vlerëson se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi luajnë role të ndryshme në bisedimet rreth Kosovës dhe se nuk është e qartë se “cili polic i kujt është”.

“Është e qartë se njëri po e luan policin e mirë, kurse tjetri policin e keq. Pyetja është se cili polic i kujt është. Prandaj edhe kam thënë se e respektoj atë që ShBA-të po bëjnë presion mbi Prishtinën, por nuk mund të besoj se nuk ia kanë dalë në këtë”, ka thënë Dacic.

Dacic thotë se tensionet ndërmjet Beogradit e Prishtinës tashmë janë ngritur, por se Serbia nuk do të bëjë kurrëfarë veprimesh dhe se në interesa e ka që të arrihet zgjidhja “sa më parë”.

Ai ka thënë se në këtë çast kjo është e vështirë dhe se ideja e “përkufizimit”, të cilën e kanë përmendur kryetarët e Serbisë e të Kosovës nuk është përpunuar.

“Dialogu është në bllokadë dhe nuk llogaritet se nuk mund të vazhdojë ai deri në vendimin e heqjes së taksës, e cila mund të rinisë dialigun. Kemi vendimin për ushtrinë, vendimin për Trepçën, kjo që tash flet Haradinaj dhe mendoj se për tëra këto bisedohet në Këshillin e Sigurimit”, thotë Dacic.

Dacic e ka quajtur “skandaloz” vendimin e Ramush Haradinajt për t’i ndërprerë kontaktet me UNMIK-un. Dacic po ashtu ka shprehur “keqardhje” për largimin nga pozita e ndihmës sekretarit të shtetit për Evropë e Euroazzi, Wess Mitchellit, por ka shtuar se “megjithatë nuk duhet humbur kohë” për të kapur afatin për dialog gjatë mandatit të presidentit Trump dhe të Mogherinit./gazetametro.net

SHPËRNDAJE