E kaluara e zezë e familjes nga Kamenica: 14 vjeçari është fëmija i tretë i familjes që u vra nga prindi

Familja Bernjashi nga Karaqeva e Kamenicës, njihet në fshatin e tyre. Nuk është veç krimi i sotshëm ai që e paraqiti Ganiun si vrasës brenda familjes. Para shumë vitesh, ngjarje e njejtë kishte ndodhur në shtëpinë e tyre, shkruan Gazeta Express.

Babi i Ganiut, Hamdiu, i kishte vrarë dy vajzat e tij duke i hedhur në bunar dhe duke i lënë aty për disa ditë. Kishin qenë banorët e fshatit ata të cilët i kanë nxjerrë trupat e pa jetë të tyre nga bunari.

Express po qëndron në fshtin ku u krye krimi. Banorët aty kanë rrëfyer se para 30 vitesh aty ka ndodhur edhe një krim i njejtë.

“Para shumë viteve babai i këtij Ganiut i kishte vrarë dy vajzat e tija duke i gjuajtur në bunar. Ne banorët i kishim nxjerrë ato trupa nga puseta. Sot ndodhi histori pothuajse e njëjtë”, i kanë thënë Expressit familjarët.

Kujtojmë se Gani Bernjashi, 60 vjeçari nga Karaqeva e Kamenicës vrau mbrëmë djalin e tij të hasretit Luanin, 14 vjeçar i cili ka vdekur si pasojë e goditjeve me shkop.

Krimin Ganiu ishte munduar që ta fshehe krimin duke thënë se djali i tij i ndjerë ishte aksidentuar. Ndaj Ganiut, prokuroria themelore në Gjilan e ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 48 orëve.

SHPËRNDAJE