E konfirmojnë nga Infektiva: Xeni ka xhiruar klip para klinikës, thonë se janë respektuar të gjitha masat, por pamjet tregojnë të kundërtën

Ditën e sotme është raportuar se Shkëlzen Jetishi ka xhiruar një pjesë të klipit në Klinikën Infektive në QKUK.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga Klinika Infektive.

Infektologu, Valbon Krasniqi ka thënë për Blicin se është Xeni ai i cili ka xhiruar ditën e sotme.

Video se në fakt nuk janë respektuar masat, shihet në videon brenda lajmit paraprak, ku shihet një numër i madh njerëzish në oborrin e QKUK-së:

“Mund ta konfirmoj që ka qenë Xeni. Ata kanë thënë që kanë biseduar me institucionet për lejen, më saktësisht profesori Shemsedin Dreshaj është marrë me këtë çështje”, tha Krasniqi.

Edhe Dreshaj, thotë se Xenit i është dhënë leja, por me kusht respektimi i masave.

“Xeni ka pasur leje nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithçka ka qenë e respektuar sipas rregullores për parandalim të infeksionit”, tha shkurtimisht ai.

SHPËRNDAJE