E konfirmon Bahtiri: Të premten i bashkohem Vetëvendosjes me 600 aktivistë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka konfirmuar se tani e tutje rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë në Lëvizjen Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai është larguar nga Aleanca Kosova e Re të cilën e udhëheq ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.

Bahtiri e ka konfirmuar se të premten do t’i bashkohet Vetëvendosjes. E ai nuk do të jetë i vetëm, bashkë me të do të jenë pjesë e LVV’së edhe 600 aktivistë dhe përkrahës të tij.

“Është e vërtetë, të premten do t’i bashkohem Vetëvendosjes” ka thënë Bahtiri duke shtuar se me më së paku “600 aktivistë të tjerë, të cilët kanë qenë në AKR”.

 

SHPËRNDAJE