E konfirmon Gashi: Edhe Nasim Haradinaj po dërgohet në Hagë

Avokati, Tomë Gashi para mediave konfirmoi se përveç kryetarit të OVL-UÇK-së, edhe nënkryetari Nasim Haradinaj është arrestuar dhe tani është duke u darkuar në Hagë.

Haradinaj është arrestuar duke shkuar në një emision televiziv.

Sot gjatë ditës EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale ka arrestuar dy krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

SHPËRNDAJE