E konfirmon Werder Bremeni: Jemi në bisedime me klubin anglez për Milot Rashicën

Zyrtari i klubit të Werder Bremenit, Clemens Fritz, ka konfirmuar se janë në bisedime me Aston Villan për shitjen e Milot Rashicës.

Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët kosovar më të përmendur në tregun e transferimeve, teksa interesim për të kanë shprehur një numër i madh i klubeve europiane.

Deri më tash sulmuesi vushtrrias është lidhur me një kalim te Hertha Berlin, Milan, Napoli e Red Bull Leipzig, mirëpo Aston Villa duket më së afërmi transferimit të tij.

“Aston Villa na ka kontaktuar për Rashicën dhe unë mund ta konfirmojë këtë. Por dua të them se ka ende shumë për tu diskutuar deri në marrëveshje përfundimtare për transferim” – ka deklaruar Fritz.

Ndryshe, Milot Rashica ka kontratë të vlefshme me Werder Bremenin deri në vitin 2022. Klubi gjerman besohet se kërkon 25 milionë euro për shitjen e tij.

SHPËRNDAJE