E konfirmuar: Këto do jenë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Turqi

Pasi kanë qarkulluar informacione të ndryshme në mediumet turke në lidhje me çmimin e biletave për duelin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë ka ardhur edhe konfirmimi nga Federata e Futbollit të Kosovës.

E kontaktuar nga Gazeta Sheshi përmes një e-mail adrese drejtoresha e marketingut në FFK, Diturie Hoxha, ka konfirmuar se çmimet e biletave për duelin e 11 qershorit do të jenë të njejta sikurse ato në ndeshjet e kaluara.

Tribunat E2, E3, E4 = 7 Euro

Tribunat E1, E5 = 15 Euro

Tribunat D1, D4 = 15 Euro

Tribunat D2, D3 = 20 Euro

Tribunat C1, C5 = 15 Euro

Tribunat C2, C3, C4 = 7 Euro

Tribunat A, B = 55 Euro

Tribuna VIP = 110 Euro

Hoxha gjithashtu ka theksuar se biletat do të dalin në shitje në fudin e muajit maj dhe për pikat e shitjes do informohen me kohë gjithë tifozët.

Dueli ndërmjet Kosovës dhe Turqisë zhvillohet më 11 qershor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

SHPËRNDAJE