E kritikoi Haradinajn për zëvendësministrat, Isa Mustafa merr një përgjigje të ashpër nga Qeveria

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka krahasuar qeverisjen e tij me atë të Ramush Haradinajt, duke e kritikuar këtë të fundit për numrin e madh të zëvendësministrave.

Por atij i ka dhënë një përgjigje të ashpër zëvendësministri i FSK-së, e që vjen nga partia e Haradinajt, Burim Ramadani.

Ramadani ka thënë se Mustafa do duhej ti kujtonte edhe të gjitha dështimet e Qeverisë së tij, duke ia përmendur disa të tilla shkruan GazetaBlic.

Ramadani ka thënë se Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte.

Reagimi i plotë

Paramendojeni ish-kryeministrin Mustafa sikurse të kishte thënë, ndër të tjera edhe këto 7 të vërteta:

– Qeveria ime ka bërë Kosovën me Ushtri
– Qeveria ime i ka kthyer dinjitetin Kosovës, duke i vendosur tarifën mallrave të Serbisë, përkatësisht duke bërë Serbinë të paguaj për agresivitetin e vet,
– Qeveria ime e ka bërë Prishtinën me Ligj të veçantë, duke proceduar dhe miratuar në Kuvend,
– Qeveria ime i ka paguar borxhet Policëve

– Qeveria ime i ka paguar borxhet zjarrëfikësve
– Qeveria ime ka themeluar Parkun Inovativ Gjerman
– Qeveria ime ka themeluar Zonën Ekonomike Amerikane.

Ah, ndjesë, këto po t’i thoshte atëherë është duke folur për Kryeministrin Haradinaj.
Sikurse paska thënë vet “nuk është e imja ta udhëzoj Kryeministrin”, kjo e sqaron saktë:
Pra, Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte.

SHPËRNDAJE