E mahnitshme: Urat më të njohura të Stambollit, ndriçojnë me ngjyrat e flamurit të Kosovës

12 vjetori i Pavarësisë, bëri që ngjyrat flamurit tonë shtetëror të paraqiten për nder të kësaj dite edhe jashtë territorit të Kosovës.

Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se kësaj dite të veçantë për kosovarët, i ka kushtuar vëmendje të madhe edhe shteti turk.

Urat më të famshme të Stambollit, Fatih Sultan Mehmet dhe Yavuz Sultan Selim, janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Ngjyrat blu e verdhë nuk kanë munguar as në qendrën e kryeqytetit turk, ku Kulla e Ankarasë sot po ndriçon me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

SHPËRNDAJE