E mbanë emrin e tij, Shaban Jashari i riu me urim të veçantë për 7 Mars

Marsi është muaji i sakrificës dhe krenarisë për popullin e Kosovës.

Ky muaj jo vetëm që lidhet me qëndresën heroike të familjes Jashari, por edhe me sakrificën dhe misionin e shenjtë të mësuesit kosovar ndër vite.

Një nga mësuesit që nxjerri në dritë breza të tërë, ishte pikërisht edhe Shaban Jashari, babai i heroit legjendar Adem Jashari.

E në Ditën e Mësuesit, është nipi që mbanë pikërisht emrin e tij, Shaban Jashari i riu, ai që uron të gjithë mësuesit në edukimin e fëmijëve, teksa gjyshin e tij e quan mësues jetësor.

Ky është urimi i djalit të Shabanit në llogarinë e tij Facebook:

Sot shenojmë ditën e Mesuesit
Në këtë ditë të veçantë, ju urojmë ju, kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj! Në këtë ditë ne ju nderojmë ju, për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e fëmijëve. Dhe detyra jonë sot, është ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion, ashtu të pastër te brezat e ardhshëm.E në këtë ditë duke kujtuar 7 Marsin nuk mund të lëmë në heshtje e të mos nderojmë edhe rolin e kontributin e mësuesve të palodhur dhe prindërve të urtë shqiptarë që me vet kontribut ju mësuan djemve vajzave të tyre gjithqka që ditën dhe patën,andaj ti Mesuesi im jetësor Shaban Jashari ishe një ndër ta je ai që i jape dritë,frymë dhe shpirtë familjes dhe tërë kombit !

SHPËRNDAJE