E mbyllë gruan në valixhe e mundohet ta kaloj kufirin, por e pëson keq në Turqi

Ky është momenti shokues kur rojet kufitare turke e gjetën një grua e cila ishte futur brenda një valixhe në një pikë kontrolli doganor, shkruan DailyMail.

Gruaja nga Uzbekistani, 27-vjeçe, është gjetur brenda valixhes të një burri 24-vjeç nga Gjeorgjia në kalimin kufitar në Sarpi.

Burri, emri i të cilit nuk u bë i ditur, ka tentuar që ta kontrabandojë atë në provincën Turke të Artvinit, që kufizohet me Gjeorgjinë.

Pamjet tregojnë momentin kur njëri nga zyrtarët policorë e kontrollon valixhen pasi që dyshon në peshën që gjendej brenda saj, përcjellë GazetaBlic.

Një vajzë e re që kishte të veshur një maicë të bardhë, u gjet e bërë troç brenda një valixhe pasi e zbërthyen – e ajo menjëherë e fsheh fytyrën e saj pasi që e kapin dhe e largojnë nga aty.

Marrëdhënia mes Uzbekistanit dhe Turqisë është përmirësuar kohët e fundit dhe banorët nga ky vend zakonisht nuk kanë nevojë të kërkojnë vizë për të qëndruar në Turqi për qëndrim 30-ditorë.

Por pavarësisht kësaj, gruas nga Uzbekistani i është ndaluar që për pesë vjet të mos mund të hyjë në këtë vend. / ©  DailyMail – GazetaBlic/

SHPËRNDAJE