E pabesueshme| Bileta për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi kushton 300 euro

Biletat për ndeshjen e futbollit Kosovë-Mali i Zi po shiten me çmime marramendëse në tregun e zi. Të gjithë ata që kanë mbetur pa biletë, për ta parë këtë ndeshje kualifikuese të Kosovës për Euro 2020, tani mund të blejnë atë me çmim deri në 300 euro.

Në bazë të njoftimeve në faqet online për shitblerje, bileta më e lirë për këtë ndeshje është 40 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta tanimë ka shkuar në 300 euro.

Krejt kjo pasi situatë po shfrytëzohet nga stërshitësit të cilët kanë arritur të pajisen me bileta në kohën e hapjes së afatit zyrtarë për shitjen e tyre nga Federata e Futbollit të Kosovës, e që tani më të interesuar duket të jenë të fitojnë para se të shohin ndeshjen.

Përballja Kosovë-Mali i Zi, ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve, pasi të gjitha biletat në faqen zyrtare janë shitur në afat rekord prej vetëm 11 minutash./Gazeta inFokus/

 

SHPËRNDAJE