E pabesueshme, ja ku mund të përfundojë Sturridge

Skuadra e Bolognas ka shprehur interesim për ish sulmuesin e Liverpoolit, Daniel Sturridge.

Sturridge tani është një lojtar i lirë – pasi kontrata e tij me Liverpoolin ka skaduar me 1 korrik dhe Express pretendon se Bolongna i është afruar anglezit.

Lojtari ka fituar 120 mijë euro në javë tek Liverpool – megjithatë do të fitojë shumë më pak nëse arrin marrëveshje me Bolognan.

Sturridge shënoi 67 gola në 160 ndeshje në gjashtë edicione me Reds, duke ndihmuar ata që të fitonin Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Sulmuesi ka qenë gjithashtu i lidhur me transferimin në Aston Villa dhe Rangers.

SHPËRNDAJE