E pabesueshme në Uells, ekipi i universitetit pritet të luajë në Europë!

Sot zhvendosemi në Uells… Do të thoni pse? E thjeshtë, përralla që do të tregojmë është nga ato inkurajueset.

Do të flasim për Cardiff, por jo ai që luan në Premier League dhe që me Nantën ka ndezur një betejë ligjore mbi transferimin e Emiliano Sala, futbollistit që u nda nga jeta tragjikisht.

Po për një tjetër Cardiff. Quhet Cardiff Metropolitan University Football Club (ose shkurt Cardiff MUFC). Skuadër e përbërë nga studentë të diplomuar pranë universitetit që ka edhe emrin klubi.

Një universitet që i ka dhënë gjithmonë rëndësi disiplinave sportive. Skuadra, vetëm dy vite më parë, ka fituar të drejtën të luajë në elitë, pasi ka “lundruar” mes kategorive inferiore.

Sivjet, për të dytin vit radhazi, ka mundësinë që të arrijë një triumf historik. Nëse do të ndodhte, nuk mund të mos flasim për diçka të magjishme, të pabesueshme shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Sigurisht, në Uells njohim The New Saints, ose ndryshe “TNS”, që sivjet po lufton për titullin në grupin e parë (sipas rregullores së ndarjes mes Championship group dhe Relegation group) me Connah’s Quay.

Por, luftohet edhe për vendet e tjera, ato që të çojnë në Europë, natyrisht, dule kaluar mes turit të parë eliminator të Europa League.

Vjet, Cardiff Metropolitan pati shansin të realizonte ëndrrën, bashkë me ata studentë, disa nga të cilët nuk janë më, por sivjet do të ritentojë. Në garë për të luajtur play-off por edhe në Kupën e Uellsit, triumfi në të cilën do t’i jepte biletën për në grupet e Europa League.

SHPËRNDAJE