E pabesueshme se çfarë do të bëjnë shqiptarët midis Brukseli për Kosovën. Do të mbeteni pa fjalë

Me iniciativë të profesorit Nusret Pllana, nesër do të mbahet një protestë paqësore në Place du Luxembourg në Bruksel,përpara Parlamentit Evropian.

Ashtu siç bëhet e ditur në një komunikatë nga profesori Pllana, do të jenë katër kërkesa që do t’i adresohen Parlamentit Evropian. Protesta do të nis nga ora 13:00.

“Bashkatdhetarë të nderuar të Belgjikës, të Evropës e më gjerë, Kosova dhe kombi ynë ka nevojë për bijtë dhe bijat e veta. Për 10 vjetorin e Kosovës si shtet, me një inisiativë të Profesorit Nusret Pllana, në kuadër të dorëzimit 751 Eurodeputetëve dhe 28 EuroKomisionerëve të librit të tij Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, do të mbahet nje protestë paqësore përpara Parlamentit evropian me këto kërkesa :
– Liberalizim të vizave për banorët e Kosovës pa kushtin e demarkacionit;
– Njohje nga 5 shtetet evropiane (Spanjë, Slovaki, Qipro, Greqi dhe Rumani) të Pavarësisë së Kosovës;
– Kushtëzimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia për vazhdimin e integrimit evropian;
– Dhe që të gjithë shtetet e Ballkanit përendimor (Shqipëria, Kosova, Bosnia, Mal i Zi, Maqedonia dhe Sërbia) të bëhen pjesë të BE-së në të njëjtën kohë“, thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE