E pabesueshme se cfarë ka ndodhur në gjykatë gjatë seancës kundër 4 deputetëve të VV-së

Seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli të cilët akuzohen për gazin lotsjellës të hedhur brenda sallës së Kuvendit, është ndërprerë për disa çaste, pasi që brenda sallës ku po gjykohen ata është futur mirëmajtësi i saj, për pastrimin e saj.

E ky veprim, ngjalli irritim tek gjyqtari i këtij rasti Beqir Kalludra, i cili urdhëroi atë që të largohet nga salla, raporton GazetaBlic.com

“Kush jeni ju? Me çfarë të drejte keni hyrë në seancë gjyqësore pa pyetur?”, janë pyetjet që gjyqtari Kalludra ia parashtroi këtij mirëmabjtësi, i cili pa u menduar dy herë i tha se është në të drejtën e tij që të hy në sallë për të pastruar atë.

“Jam mirëmbajtësi dhe kam të drejt që të hy në sallë për ta pastruar”, tha ai.

Më pas gjyqtari Kalludra kërkoi nga ai që të largohet nga salla dhe të mos e pengoi më tutje gjykimin ndaj katër deputetëve të VV-së.

“Ju lutëm dilni menjëherë nga salla. Menjëherë dilni jashtë”, urdhëroi Kalludra.

Në ato momente ishte duke dhënë dëshminë e saj deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Blerta Deliu Kodra. /Gazeta Blic/

SHPËRNDAJE