E pabesueshme, shikoni sa i paaftë është Donald Trump

Donald Trump po përqeshet në rrjete sociale, pasi dështoi ta mbyllte ombrellën e tij të shtunën, teksa po hipte në aeroplanin e Air Force One.

Në video, Trump shihet duke u ngjitur shkallëve të aeroplanit të tij presidencial me një ombrellë në dorë.

Sapo arrin te dera, Trump tenton ta mbyll ombrellën por duket se nuk ia ka idenë se si mbyllet ajo, transmeton Gazeta Express.

Sekonda më vonë, ai dorëzohet dhe e lë ombrellën te dera e aeroplanit. Më pas, një agjent i shërbimit sekret shihet duke e marrë ombrellën dhe mbyllur atë.

Dhe më pas kjo video u bë hit në rrjete sociale.

SHPËRNDAJE