E pabesueshme: Vrapon më shpejt sesa Bolti përkrah dy demave, kalon 100 metra për 9.55 sekonda

Një punëtor ndërtimi nga India besohet se ka thyer rekordin e Usain Boltit për 100 metra, me ndihmën e dy demave të mëdhenj.

Srinivasa Gowda, nga Karnataka është ftuar në prova kombëtare pasi arriti të vrapojë për një kohë të pabesueshme prej 9.55 sekondave.

Tetë herë fituesi i medaljes së artë Bolt kishte befasuar botën e sportit kur vrapoi 100 metra për vetëm 9.58 sekonda.

Por, tifozët janë të bindur që Gowda ka thyer rekordin e yllit xhamajkan.

SHPËRNDAJE