E pabesueshmja ndodh në Kosovë: Djalit të kryeprokurorit i vidhet arma teksa ushtronte fitnes

Albion Bekës, djalit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, tri ditë më parë i është vjedhur arma në veturën e tij personale.

Metro mëson se përderisa djali i kryeprokurorit ishte duke ushtruar në fitnes, atij iu thye vetura që e kishte të parkuar në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.

Këtë gjë më pas e konfirmuan edhe Policia e Kosovës, të cilët dhanë detajet rreth vjedhjes së revoles teksa i biri i prokurorit gjendej në fitnes.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

“Më datën 21.04.2018 rreth orës 20:45 pala ankuese A.B ka raportuar rastin vjedhjes nga vetura të ndodhur në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, vetura ka qenë e parkuar në rrugën në fjalë, e njëjta është thyer dhe nga aty është vjedhur një armë”, thonë Policia në një përgjigje për Metron.

Ndërkaq, edhe pse Policia e Kosovës kanë thënë se djali i Albion Beka posedon leje, Gazeta Metro mëson se ai një të tillë e ka vetëm për mbajtje në shtëpi. Kështu, të njëjtit i ndalohet që armën të marrë me vete kur të largohet nga shtëpia.

“Aktualisht jemi në proces të grumbullimit të informatave dhe dëshmive qe mund të çojnë në zbardhjen e rastit, ankuesi posedon Leje Valide për Armën”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndërkohë, problemi me armën e të birit nuk del të jetë problemi i vetëm i Kryeprokurorit të Prishtinës. Ai ka mundësi të hetohet edhe nga Zyra e Prokurorit Disiplinor për shkelje të kodit të etikës dhe sjellje të pahijshme lidhur me procesin e hetimeve në rastin e Adem Grabovcit.

SHPËRNDAJE