E papritur: Bëhen bashkë sërish PDK dhe LDK, ja si po e ndihmojnë njëra tjetrën

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duket se kanë bashkëpunim të ngushtë në komunën e Drenasit.

Ata sot kanë votuar kundër shfuqizimit të vendimit për rihapjen e shkollave që janë mbyllur në disa fshatra të Drenasit.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar:

Sot, Asambleja komunale e Drenasit u mblodh me kërkesë të deputetëve opozitarë, lidhur me një seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit të DKA-së për mbylljen e shkollave në Abri, Godanc dhe Gjergjicë.

Ky propozim nuk kaloi. I falënderoj asamblistët komunalë për këtë vendim të drejtë, në veçanti falënderoj deputetin Nika për përkushtimin institucional dhe ligjor në komunën tonë.

Vendimi për tri paralelet e ndara, ishte vendimi më i rëndë gjatë mandatit tim, për shumë arsye. Vendimet e tilla, sado të rënda, kanë qenë të domosdoshme, për të respektuar dhe zbatuar ligjshmërinë.

Lidhur me këtë, kanë reaguar asambleistët opozitarë në Drenas.

Florentina Elezi – Veliu, asambleiste e VV’së në komunën e Drenasit shkruan:

PDK dhe LDK votojnë kundër hapjes së shkollave në Drenas, marre.

Edhe asambleisti tjetër opozitar, Petrit Gashi, ka reaguar në këtë mënyrë:

PDK dhe LDK votoj kunder hapjës së shkollave në Drenas.

E turpshme, e tmerrshme, e pajustifikueshme!

#VazhdojmëMeHapaTëTjerë

Ndryshe, komuna e Drenasit, kohë më parë, ka arsyetuar mbylljen e shkollave me numrin e vogël të nxënësve nëpër disa shkolla, pavarësisht që në njërën prej tyre, për shembull kanë vijuar mësimin më shumë se 100 nxënës si dhe me arsyetime se ka vakume ligjore që këto shkolla të vijojnë tutje të mbesin të hapura.

SHPËRNDAJE