E papritur: Ky zyrtar i lartë i PDK-së i del në mbrojtje taksës 100%

Kryetari i komunë së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar çështjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.

Lladrovci është shprehur se u ndjeh mirë kur Kosova i vuri taksë Serbisë, ashtu siç i erdhi mirë kur Donald Trump kishte vendosur taksë ndaj Kinës.

Edhe pse me sasi qindra herë më të vogla dollarësh, LLadrovci tha se vendi i tij mori vendim dhe kësisoj qytetarët duhet ta mendojnë mirë para se të blejnë, pra të dinë se nga vjen malli të cilin konsumojnë.

I pari i Drenasit tha gjithashtu se vështirë është të na njoh Serbia, por edhe më i vështirë është fakti se ka persona që konsumojnë produkte të shtetit që i pengon ekzistenca jonë.

Ndryshe duhet përkujtuar që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pati deklaruar se taksa 100% nuk do të hiqet deri në njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Postimi i plotë:

Kur Trampi i vuri taksë Kinës, më pati ardhë mirë…i vuri fre invazionit të prodhimeve kineze dhe mentalitetit të konsumit të gjërave të lira. Por, Kina ka gjetur shteg tjetër dhe eksportet nuk po i ndal, përkundrazi, ka zgjerim deri në Ballkan e tutje në Evropë.

Kur ne i vumë taksë Serbisë, u gëzova edhe më shumë, me të njëjtat motive si në rastin e vendimit të Trampit, edhe pse me sasi qindra herë më të vogla dollarësh, por, vendi im, mori vendim.

Qytetarët duhet ta mendojnë mirë para se të blejnë, duhet ta dinë nga vjen malli që konsumojnë.

Liderët njihen nga vendimmarrja, në rastet e krizës por edhe të kohës së “paqes”. Vështirë të na njoh Serbia, por edhe ma vështirë kush që han produkte nga shteti që i pengon ekzistenca jonë!

Zgjate Zot!

SHPËRNDAJE