E papritur: Quni nga Prizreni i çon një mesazh të fuqishëm Isa Mustafës

Kryetari i Degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni, i ka dërguar një mesazh nga Prizreni kryetarit të partisë, Isa Mustafës.

Quni ka thënë se pavarësisht vështirësive, Isa Mustafa, nuk e ka lënë asnjë ‘ushtarë’ të LDK’së në betejë dhe i ka bërë bashkë të gjithë.

Teksa ka folur me terminologji prej ushtaraku, Quni e ka quajtur Isa Mustafën edhe komandant.

“Ne e kemi një komandant, Isa Mustafën. Ishte një kohë kur ai përballej me beteja shumë të vështira. Shumë ushtarë kanë qenë para tij e mbrapa tij. Është shumë me rëndësi që ai asnjë ushtarë nuk e la në betejë, dhe para disa dite i bëri bashkë të gjithë ushtarët. Tani ne që jemi këtu, ushtria e Ibrahim Rugovës, kemi një porosi për komandantin tonë, sado që që është i lënduar e i plagosur, ne nuk do ta lëmë në betejë, do të fitojmë”, ka thënë Quni./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE