E preku ulët në familje, por dikur Fisnik Ismaili krenohej me Arbana Xharrën

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, dhe këshilltarja e Kadri Veselit, dikur gazetare, Arbana Xharra, nuk është se i kanë pasur raportet edhe në të kaluarën të acaruara sikurse tani.

Jo më larg se para tri vitesh ata edhe kishin miqësi mes tyre. Në një postim të vitit 2015, Fisniku krenohej me Xharrën. “Arbana që na bani me u krenue. Urime”, kishte shkruar Ismaili në Facebook.

Por, krejt ndryshe shkruajnë ata së fundi ndaj njëri – tjetrit. Ismaili ditë më parë shkroi se Xharrën nuk e kanë rrahë ata që ajo pretendon, por bashkëshorti i saj.(Shtyp në linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Kjo edhe nxiti reagimin e bashkëshortit të Xharrës, gazetarit të sportit Andin Lokaj, i cili tha se ajo çfarë po thoshte Fisi më e pakta ishte e pandershme.

Postimi i tillë i Ismailit duhet theksuar se erdhi pas disa provokimeve që Xharra i bënte deputetit të VV’së lidhur me zhvillimet e fundit në këtë parti.

SHPËRNDAJE