E rëndë: 32 vjeçari ndërron jetë në rrethana të panjohura, u dërgua në spital me lëndime të rënda trupore

Një person në fshatin Raushiq të Pejës ka humbur jetën sot rreth orës 12:27 në rrethana të panjohura.

Policia ka njoftuar se viktima kishte marrë lëndime trupore të rënda dhe i njëjti ishte dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarr masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe në spital dhe nga ekipi mjekësor rreth orës 13:00, është konstatuar vd.kja e viktimës Sh.Sh. lindur në vitin 1987”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vd.kjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./gazetametro.net

SHPËRNDAJE