E rëndë: Dhjetëfishohet për një ditë numri i rasteve me koronavirus në qytetin e Pejës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me përballjen e Kosovës me Covid-19.

Numri i rasteve të reja vazhdon të jetë mbi 100 ndërsa numri i mostrave të marra është rritur paksa duke shkuar në mbi 500.

Gjatë njëzet e katër orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 6 persona të prekur me Covid-19, informon IKShPK.

Në nivel komunal, kemi një rënie drastike të rasteve në Prishtinë ndërsa një ngritje drastike të rasteve në Pejë. Dje në Prishtinë ishin 52 raste ndërsa sot vetëm 23. Ndërkohë që në Pejë dje ishin vetëm dy raste ndërsa sot ishin 20.

Rastet në të gjitha komunat:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjakovë 19 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Lipjan, Mitrovicë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE