E rrallë: Për hir të rolit, aktorja shqiptare masturbohet në mes të skenës

Monodrama “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” e shkrimtarit shqiptar, Ridvan Dibra, rrëfen historinë e Madalenës, në tri fazat e jetës së saj, fazat kyçe të një femre, siç thotë autori.

E shkruar me një stil mjaft të mprehtë dhe e interpretuar me mjeshtri nga aktorja Arjola Demiri, shfaqja do ta vërë publikun përballë situatave të ndryshme që kalon personazhi i Madalenës.

Aktorja e njohur duket se ka sfiduar si veten po ashtu dhe publikun shqiptar me këtë rol, pasi në këtë shfaqje Arjola theu tabu duke improvizuar një skenë masturbimi në skenën e teatrit. Madalena, përgjatë një ore, sa shfaqja zgjat, na shpalos historinë e saj, që është historia e shumë femrave shqiptare.

Përmes rrëfimit të saj, herë komik, e herë shumë dramatik, ajo na bën të kuptojmë se sa e vështirë është të jesh femër, e sidomos të jesh femër në një tokë të sertë si kjo e jona.

SHPËRNDAJE