E ther me thikë një person në sheshin e Mitrovicës dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Një person ka marrë lëndime trupore nga thika. Pas lëndimeve ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa personi i dyshuar ndodhet në arrati.

Rasti ka ndodhur dje në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Njoftimi i plotë:

Sheshi Adem Jashari, Mitrovicë 11.06.2019-22:30. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili gjendet në arrati. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

SHPËRNDAJE