E thirri vet tryezën e përbashkët, por ky është vendimi i fundit i Isa Mustafës. Befason të gjithë

Për më pak se një orë pritet të fillojë tryeza e thirrur nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa, që synon të grumbullojë të gjithë partitë politike. Megjithatë, në këtë mbledhje nuk do të jetë pjesëmarrës vetë iniciuesi i saj, Mustafa.

Në fillim të kësaj jave, Mustafa u dërgoi letër krerëve të partive për t’u mbledhur të mërkurën në një tryezë dhe për të diskutuar, mes tjerash, mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Megjithatë, Gazeta Express mëson se në tryezë nuk do të jetë pjesëmarrës kryetari i LDK-së, i cili pritej t’i rikthehej aktivitetit të tij politik pas mungesës disamujore për shkak të gjendjes shëndetësore.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

Ndërsa, në mungesë të liderit, LDK-në do ta përfaqësojë nënkryetari i partisë, Agim Veliu dhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Pozitivisht ftesës së LDK-së për të marrë pjesë në tryezë i është përgjigjur Vetëvendosje, AAK, Nisma, ndërsa zyrtarë të PDK-së nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë dje për Gazetën Express se akoma nuk kanë vendosur rreth kësaj çështjeje.

Nuk dihet se kush do t’i përfaqësojë subjektet e tjera politike, megjithatë nga LDK-ja kanë deklaruar se ky takim nuk është i nivelit të kryetarëve.

Tryeza e ftuar nga Mustafa mbahet sot në orën 13:00 në Kuvendin e Kosovës.

LDK-ja kërkon që të krijohet konsensus në ‘temat e rëndësisë nacionale, parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeveris, si dhe përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike, për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice”. /Express/

SHPËRNDAJE