E thotë Kurti: Koalicioni me LDK-në u prish para se të shkarkohej Agim Veliu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për shkarkimin e Agim Veliut dhe pasojat që erdhën pas.

Kurti, në “Debat Plus” , ka thënë se LDK ishte larguar nga koalicioni para se të shkarkohet Agim Veliu.

“Isa Mustafa më ka thënë se kjo qeveri do të zgjasë sa zgjatë pandemia”, tha ai.

Megjithatë Kurti thotë se shkarkimi i Agim Veliut ndodhi kur ai mori anën e Presidentit në raport me gjendjen e jashtëzakonshme.

“Po të mos thoshte ish-ministri që është për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ai edhe sot do të mund të ishte Ministër i Brendshëm, pavarësisht se ka thënë shumë gjëra kundër meje”.