E thotë ky trajner i njohur: Argjentina do të tregojë forcën e vërtetë

Marcelo Bielsa është i bindur se Argjentina do të kthehet në formën e tyre më të mirë gjatë Kupës së Botës.

Sipas trajnerit të njohur, Argjentina do të rikthehet në formë në ndeshjen ndaj Nigerisë, shkruan GazetaBlic

Bielsa ishte trajner i Argjentinës nga viti 1998 deri në vitin 2004. Ai kishte fituar 42 nga 68 ndeshjet e tij, por nuk arriti të kalonte grupin në Kampionatin Botëror 2002.

“Unë mendoj se ne do të shohim Argjentinën e vërtetë ndaj Nigerisë. Unë besoj fort në cilësinë e lojtarëve dhe në veçanti i besoj Messit” tha ai.

“Mendoj se dy ndeshjet që kemi parë deri më tani, do t’i përdorin si motivim për të reaguar dhe për të vendosur një stil të lojës që ekipi kombëtar dëshiron të shohë. Ata do të mësojnë nga ato dy ndeshje në një mënyrë pozitive.”

Argjentina dhe Nigeria takohen sonte me fillim nga ora 20:00.

SHPËRNDAJE